Me pretendimin se zgjedhjet ishin vjedhur, partia demokratike dhe lsi vendosën të linin mandatet, një akt i paprecedentë, i dënuar edhe nga ndërkombëtarët. Dy vite më pas, qëllimi për të cilin këto forca politike vendosën djegien e mandateve duket se nuk është plotësuar.
Ndryshe nga sa premtoi pas marrjes së vendimit, Basha dhe aleatët e tij nuk ia arritën të plotësonin objektivin për zgjedhje të parakonshme. Drejt 25 prillit ata po shkojnë me Edi Ramën në krye të qeverisë.
Heshtja e opozitës së bashkuar në 2 vjetorin e këtij vendimi, thyhet nga ata që vendosën të mos i ndiqnin në hapat e panjohur.
Myslym Murrizi i cili nuk la mandatin e marrë nga vota e qytetaëve dhe Ralf Gjoni i cili vendosi ta pranonte atë, kritikojnë jashtëparlamentarët se nuk ia dolën.
“U bënë zgjedhje të parakoshme? Jo. Iku Edi Rama. Jo. Damiani u fut në burg? Jo. Bashkië u falën të gjitha? Po. Duhet ta harrojnë shkurtin e 2019 sepse do të jetë njollë e zezë në historinë e Partisë Demokratike.” thotë Murrizi.
“Ishte e qartë që vendimi për të lënë mandatet, për të bojkotuar parlamentin dhe për të prishur rendin kushtetues kishte vetëm një qëllim, destabilitetin e vendit dhe lëngii e vendit për disa vjet, pothujase si një 97 e dytë.” Thotë Gjoni.
Të vetmet përpjekje për rregulla loje të drejta, Murrizi dhe Gjoni i shohin nga deputetët që vendosën të qëndronin në parlament, kurse tryezën për një reformë zgjedhore, ku pas lënies së parlamentit, pd e lsi u ulën sërish me maxhorancën, i konsiderojnë shkelje syri për marrëveshjen e rradhës.
“Ne në dy vjet angazhim parlamentar arritëm të bënim kauzë atë që PS-PD-LSI kanë refuzuar ta bëjnë për 10 vjet që janë listat e hapura, në këtë kontekst vjen edhe kontributi ynë në këtë moment historik.”thotë Gjoni.
