'Dyer të hapura, jetë të shpëtuara'/ Rama: Në Vlorë do të ndërtohet muzeu i munguar për shpëtimin e Hebrenjve

9 Gusht 2020, 08:14

VLORË- Një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës, jo vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit! Në qendrën historike të saj do të ndërtohet muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve.

Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai ka njoftuar se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin e këtij muzeu,