Dyndet në pazar mosha e tretë në Kamzë: S’ka kush të na blejë ilaçet e ushqimet, jemi vetëm

17 Prill 2020, 13:19

Në Kamzë pavarësisht thirrjeve të shumta dhe të përsëritura, mosha e tretë, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19, nuk janë bindur dhe kanë dalë në pazar dhe farmaci. Ata shprehen se janë të detyruar të dalin jashtë, pasi nuk kanë asnjë njeri që të ju blejë gjërat e domosdoshme për ta, pasi fëmijët nuk i kanë në shtëpi, por jashtë vendit.