Dyshimet për shkelje/ Vetting të dytë për Besim Hajdarmatajn, ja çfarë rrezikon

19 Tetor 2019, 11:27

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të jetë objekt i një verifikimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të mundshme displinore, për një dosje në vitin 2010, kohë gjatë të cilës Hajdarmataj drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, krahas konfirmimit në detyrë të Hajdarmatajt, vendosi të ‘transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 të vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016’. Përveç Hajdarmatajt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të referojë për verifikim për shkelje të mundshme disiplinore një grup prej 10 gjyqtarësh dhe prokurorësh, përfshirë edhe një anëtare e Këshillit të Lartës Gjyqësor si dhe një anëtar të Këshilli të Lartë të Prokurorisë. Të gjitha dosjet në fjalë do të shqyrtohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, organi përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.