Dyshohet për viktima nga Kosova te hoteli i shembur në Durrës

26 Nëntor 2019, 08:09

Policia ka ndërhyrë në rrënojat e hotel Tropikali në Durrës i cili është shembur nga tërmeti, bashkë me një qen për të bërë të mundur verifikimin e situatës, nëse ka apo jo viktima. Dyshohet se brenda hoteli janë disa persona nga Kosova . Ata kanë kërkuar ndihmë nga rrënojat me anë të telefonit, ndërsa tani nuk përgjigjen më.

Ndërsa makinat e tyre me targa kosovare vijojnë të qëndrojnë të parkuara jashtë ambienteve të hotelit.