Dyshohet se paguanin gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit! Arrestohet botuesi dhe pronari i UET Henri Çili dhe 7 të tjerë

28 Shkurt 2020, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2020-02-28 15:12:03

TIRANE - Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë. Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit pas një hetimi disa mujor. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë, ndërsa dyshimet janë se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit. 

Mes të arrestuarve është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET i cili është gjithashtu edhe pedagog pranë këtij universiteti. Në momentin e ndalimit të Korbit janë shoqëruar edhe disa persona të cilët janë ndodhur në një tavolinë me të.