Dyshohet se u vra në Holandë, familja e 'Presidentit' të Republikës së Çamërisë hap dyert e mortit

22 Korrik 2019, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2019-07-22 17:16:12

Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit. Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm. Sipas tyre, janë lajmëruar nga policia, e ndërsa janë nisur në Holandë për të bërë verifikimin.