'E ç'e zure topin more nga gryka'! Meta përulet para bustit të Selam Musait: Simbol frymëzues i paharruar

20 Gusht 2020, 19:47

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Tepelenë, ndërsa ka vendosur lule dhe është përulur përpara bustit të Selam Musait duke e cilësuar si simbol frymëzues dhe të paharruar.

"Sot në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë e patriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala të pamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirë historinë e lavdishme të kombit shqiptar.