E denoncoi mbrëmë në Report Tv/ Shpallet në kërkim personi që kërcënoi ish-drejtuesin e policisë Mit'hat Havari

6 Nëntor 2019, 12:35

TIRANE-Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim personin që ish-drejtuesi i policisë Mit'hat  Havari e denoncoi mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se e ka kërcënuar. Personi që është shpallur kërkim referuar denoncimit është Sajmir Moilli, ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Interesimit të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, policia iu përgjigj duke thënë se 'Ne e kemi marrë kallëzimin dhe kemi shpallur në kërkim personin e dyshuar'.

Por a i rrezikohet jeta Havarit? Policia nuk mendon kështu, pasi policia ka vlerësuar se nuk ka rrezik për t'i vendosur mbrojtje të posaçme ish-drejtuesit të lartë të policisë së shtetit, por shprehet se e kanë kryer detyrën me shpalljen në kërkim të personit të dyshuar.

Ish-drejtuesi i policisë zbuloi mbrëmë se më 23 tetor u kërcënua nga Sajmir Moilli me urdhër të një krimineli, të cilin ai e kishte denoncuar më herët në një studio televizive. Havari tha se e ka denoncuar rastin në polici, por  akuzoi se uniformat blu kanë hezituar dhe pavarësisht se ka rreth 10 ditë që ka ndodhur ngjarja, "ai krimineli" nuk ka rënë në pranga. Por gazetari i Report Tv Arsen Rusta mësoi sot se Sajmir Moilli është shpallur në kërkim.

"Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. Ti e di nga kush e kam porosinë", më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe skush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrar i lartë i policisë së shtetit.

S'kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu'. S'ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t'i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, "Fu*k ëife, daughter , everything" Isha në terror psikologjik, s'kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s'jam boksier, s'mund të bëja grushta me tëtha Havari.