Kryeministri Edi Rama ka postuar meme-n e radhës lidhur me kërkesën për dialog që prej ditësh u bën studentëve protestues. Kësaj here kryeministri ka postuar një video me muzikë të grupit të njohur shqiptar "Elita 5" me këngën e tyre në sfond.
Bëhet fjalë për këngën "Të pres", ku edhe njëherë kryeministri kërkon të tregojë se ende pret që të negociojë me studentët që kanë hyrë në ditën e 11-të të protestës së tyre.
Ndërkohë që fjalët e këngës janë: "E di se do të vish, e di se s'mund të rrish", ndërsa në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama shkruan: "Jo keq dhe kjo jo keq".
Nga ana tjetër studentët japin ultimatum se do përshkallëzojnë protestën, ndërsa kreu i qeverisë i fton ata vazhdimisht në bisedim