E diela e heshtur në Durrës! Qyteti dhe autostrada të boshatisura nga njerëzit dhe mjetet

12 Prill 2020, 15:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 16:39:24

Dita e diel me diell nuk ka tunduar qytetarët durrsakë të dalin shëtitje  në qytet apo buzë detit, por kanë preferuar që rrezet t’i shijojnë nga ballkoni i tyre i shtëpisë. Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi qytetarë, se me shëndetin nuk bëhet shaka duke marrë seriozisht zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.