E diela e parë e muajit qershor, sot dita pa makina në të gjithë vendin

5 Qershor 2022, 09:27

E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Sot 5 qershor, qytetet në të gjithë vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive.