E diela e Pashkëve gjen të boshatisur Kishën e Laçit! COVID-19 kyç brenda besimtarët, anulon ritualet fetare

12 Prill 2020, 17:38

Në një ditë kur kisha e "Shna Ndout" në Laç duhet të gumëzhinte nga besimtarët e shumtë për të festuar Pashkët, është krejtësisht e boshatisur dhe e heshtur. Këtë pamjen për herë të fundit kjo kishë mund ta ketë provuar në komunizëm, e sot po e përjeton sërish për shkak të pandemisë së koronavirusit.