E diela jashtë për fëmijët dhe nënat...parku i Liqenit dhe me burra, thirrje Ramës: Mendo dhe për ne

26 Prill 2020, 13:02

TIRANË- Parku i Liqenit dhe gjithë rrugët në kryeqytet janë të tejmbushura me nëna dhe fëmijë deri në 10-vjeç, të cilët për dy të dytën javë radhazi u lejuan të dilnin të dielën deri në orën 11:00. Këto orë lirie më së shumti i kanë shijuar fëmijët.

Nënat, ndonëse i shqetëson fakti që parku është i mbipopulluar, mundohen të shfrytëzojnë në maksimumit ato orë të pakta lirie. Megjithatë, këto orë lirie i kanë shfrytëzuar edhe baballarët. Nëpërmjet Report Tv ata bëjnë thirrje që kryeministri të mendojë dhe për ta.

Duhet të shoqëroj gruan se kemi 4 fëmijë. Kryeministri të mendojë dhe për ne"

"Edhe unë kam gati dy muaj pa dalë nga shtëpia, më duket e nevojshme”, 
shprehen baballarët. E njëjta panoramë me Tiranën është ofruar edhe në disa qytete të tjera të vendit si Shkodra, Saranda, Vlora.