'E dini që unë e kam qejf këtë fjalë'/ Gjiknuri: Ndodhi një tërmet politik dhe u ndryshua Kushtetuta

28 Shtator, 13:04

Tërmet politik e ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës ndryshime Kushtetuese, por kjo ka shkaktuar reagime në sallë, Më pas Gjiknuri ka korrigjuar veten, duke e quajtur atë "lëvizje tektonike politike”

"Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ndodhi një tërmet politik që prishi një traditë se kanë qejf fjalën tërmet prandaj e them unë. Unë e thashë për provokim. Fjala tërmet ka dimensione të shumta. Ndodhi një lëvizje tektonike politike”, tha ai.

Përmendja e fjalës “tërmet” nga Gjiknuri shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

  •  

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera