E ëma i vdiq nga Covid, zotëria: Mjekët më erdhën në varrim, burg qytetarëve që japin ryshfet

1 Mars 2021, 10:03

Një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se masat anti-Covid duhet të shtrëngohen. Më pas zotëria rrëfeu eksperiencën personale duke sqaruar se në spitale ka shërbim shumë të mirë dhe se qytetarët japin vet ryshfet nuk e kërkon mjeku. Nëna e tij kishte ndërruar jetë nga koronavirusi por qytetari tha se mjekët i erdhën edhe në varrim dhe propozon që të arrestohen njerëzit që japin ryshfet.