Policia ja gjen drogën të fshehur në këpucë, arrestohet një person ne Fier

17 Maj 2019, 09:13 | Përditesimi i fundit: 2019-05-17 09:16:13

Një 37-vjeçar me iniciale L.Ç, nga qyteti i Fierit është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Dyshohet se 37-vjeçari shpërndante doza me droga të forta në qytetin e Fierit.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën rreth 15 doza kokainë të fshehura në këpucë.

Policia njofton se materialet hetimore lidhur me këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier