E gjithë Shqipëria brenda, asnjë qytetar dhe makinë në rrugë! Report Tv pamje me dron nga Tirana

21 Mars 2020, 20:21

TIRANE-E gjithë Shqipëria pas orës 13:00 ka rënë në një heshtje totale, ku gjithçka dëgjon janë vetëm disa cicërima zogjsh dhe gjithçka që sheh janë vetëm patrullat e policisë që qarkullojnë në rrugë për të monitoruar situatën në vend. Të gjithë qytetet janë të boshatisura, ku qytetarët janë të kyçur në shtëpitë e tyre dhe të gjitha makinat e parkuara. Asnjë qarkullim, asnjë lëvizje, qetësi!. Report Tv ka sjell me dron pamje nga Tirana e cila duket e boshatisur dhe e qetë si kurrë më parë.