E grabitën, kambisti në Prrenjas: Më zunë pritë te shtëpia, ishin me maska, më goditën dhe morën lekët

29 Gusht 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-08-29 17:32:47

TIRANE-Report Tv zbardh dëshminë e kambistit Besmir Shegani në Prrenjas që u grabit mbrëmjen e djeshme nga tre persona kur po hynte në shtëpi. Shuma që i morën është rreth 1 milion lekë.

"Mbrëmë sapo kam mbyllur punën kam shkuar në shtëpi së bashku me djalin, në momentin që parkova makinën poshtë banesës 3 persona të maskuar m'u afruan dhe më goditën duke më marrë një shumë parash dhe u larguan me motor.