‘E hoqa xhaketën se më krijuat klimë miqësore’ Basha në Durrës: Takim me rreth 500 socialistë të zhgënjyer që i bashkohen ndryshimit

22 Prill 2021, 23:27 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 23:42:06

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale po zhvillon një takim me socialistët që i janë bashkuar PD-së. Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partinë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit, kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë.

‘E hoqa xhaketën se keni krijuar një klimë miqësore. Vëllezër dhe motra socialistë jam mirënjohës investuat tek ndryshimi. Jam i nderuar dhe i privilegjuar me këtë pritje që po zhvilloni. Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit. Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t'ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtë'- tha Basha.