'E kam për detyrë ta dua Atdheun', Meta i shkon në shtëpi 90-vjeçari nga Postriba

7 Mars 2020, 16:39

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Postribë të Shkodrës në shtëpinë e një 90-vjeçari për ta falendruar se në atë moshë ai iu përgjigj thirrjes për të mbrojtur atdheun.

Vizita u krye në shtëpinë e Smajl Plangaj, i cili thirrjes së presidenti Meta për tubimin e 2 marsit iu përgjigj se 'E kam për detyrë ta dua Atdheun dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar". Në falenderimin e veçantë drejtuar të moshuarit, Meta thekson se qeveria do të ketë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveria.

'Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për Besëlidhjen për Kushtetutën dhe Demokracinë. "E kam për detyrë ta dua Atdheun, - më tha, "dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar". Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën pranverën kuqezi më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës. Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga populli, dhe jo populli nga qeveria!' shkruan Meta.