E ke qiranë të ardhurën e vetme? Rama: Deri në 10 prill deklaroje te Tatimet që të përfitosh

8 Prill 2020, 21:44

Të gjithë ata që e kanë qiranë të ardhurën e vetme, kryeministri Rama u ka kërkuar që deri në datë 10 prill të plotësojnë formularin te faqja e Tatime për t'u subvencionuar më pas. "Në tatime kemi numrin e atyre që e kanë regjistruar vetë qiranë, por individët që ia kanë dhënë dikujt tjetër për ta dhënë me qira dhe prej saj marrin të ardhurat, deri në 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që e kanë të ardhurën e vetme, dhe do të përfitojmë në paketën e zgjedhur" tha Rama.

  •