E kishte kthyer shtëpinë dhe zyrën në bankë, SPAK sekuestron 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash doktorit Edvin Prifti

11 Shkurt 2021, 20:14

Pas kontrollit të banesë së gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPAK ka bërë kontrolle edhe në banesën dhe zyrën e doktorit të QSUT-së, Edvin Prifti duke i sekuestruar 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash. Mjeku e kishte kthyer banesën dhe zyrën e tij si bankë, aq sa ka habitur edhe prokurorët e  SPAK dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të cilët kanë sekuestruar shumën e parave.

Shuma e gjetur prej 250 mijë eurosh dhe 160 milionë lekëve të vjetra mendohet se janë produkti i korrupsionit të ushtruar nga mjeku Ervin Prifti me detyrë kardio-kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” . Konkretisht në shtëpi i janë gjetur 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra, ndërsa në zyrë i janë gjetur cash 50 mije euro 30 milionë lekë të vjetra.