E largoi Rama apo i vetëlargua? Ja si përgjigjet Arta Dade

11 Shkurt 2019, 21:44

Unë nuk u përfshiva në listë. Më thërriti në një takim dhe më propozoi për diçka tjetër të cilën unë nuk e dija nëse do ta pranoja. Dhe vendosa që të mos kisha asgjë me të më. Dhe nuk kam asnjë komunikim. Me të gjithë ata që janë krijuar me skema jotransparente, kështu tregohet si i dashur por është fals". Kështu shprehet ish-deputetja socialiste e pyetur nga gazetari Ilir Babaramo te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv. Dade pranon se përpara zgjedhjeve të qershorit 2017, raportet mes saj dhe Ramës kishin pësuar krisje dhe si rrjedhojë nuk u përfshi në listën e kandidatëve që kishte përgatitur kreu i qeverisë përpara nisjes së fushatës.