E lindi në burg, pas 40-viteve kërkon të bijën! ’Pa Gjurmë’ shfaq imazhin e Migenës! A është ajo vajza që kërkojmë?

2 Korrik 2020, 19:41

Zbuloi sekretin e jetës në emisionin “Pa gjurmë”, për të kërkuar të bijën, që e lindi pas hekurave të burgut, Dashurie Begaj përballet për herë të parë me atë, që dyshohet se mund të jetë vajza Migena Begaj, që solli në jetë më 19 shkurt të vitit 1980. Stafi ’Pa gjurmë’ u kontaktua nga një kushëri i një vajze me të njëjtin emër, duke na pohuar se u birësua nga halla e tij, të dhënat e së cilës përkonin me faktet, që nëna solli në studio.

Stafi u lidh me Migena Manajn, birësuar në Laç dhe që sot jeton në Greqi, e cila dyshohet të jetë pikërisht ajo që kërkohet në ‘Pa Gjurmë. Dashuria mbërriti enkas nga Italia për të komunikuar live, me 40-vjeçaren, e cila në një lidhje telefonike pranon ngjashmërinë që ka me zonjën në studio. Ajo thotë se ka mbajtur të njëjtin emër me të cilin ka qenë e regjistruar nga nëna biologjike dhe se ka lindur në po të njëjtin vit, me vajzën që kërkohet.