E mbështjellë me flamurin kuqezi, përcillet në varrezat e Sharrës Nexhmije Hoxha! Djali i vogël nuk ishte në varrim

27 Shkurt 2020, 16:31

TIRANË- Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha , që u nda nga jeta mesditën e 26 shkurtit, u përcoll këtë të enjte në varrezat e Sharrës pranë vendit të bashkëshortit të saj. Përmes një ceremonie private të organizuar nga familja Hoxha, u largua nga kjo jetë e përcjellë në mënyrë modeste dhe të trishtë.