E mitura akuzon për përdhunim babain dhe shoku i tij\Nëna:Vajza ime është në rrezik

22 Prill 2020, 18:53

Një i moshuar nga Saranda u akuza paraditen e sotme nga një e mitur për abuzim seksual. Sipas vajzës, ajo ishte abuzuar për dy vite rresht nga 72-vjecari, që ishte edhe mik i babait. Lajmi bëhet akoma më shokues, ku në komisariatin e policisë Sarandë mësohet se e mitura ka akuzuar për abuzim seksual edhe babain e saj. Në një lidhjë telefonikë, nëna e vajzës u shpreh: “Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Nga doli ky përdhunim. Ajo i kishte thënë djalit që dashuronte se nuk kishte shkuar me asnjëri. Me 72-vjecarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Miku i burrit do më përdhunonte njëhërë mua, pastaj vajzën time. Ndaj nuk e besoj këtë gjë. Nuk është e vërtetë as që burri ti ketë bërë ndonjë gjë vajzës. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes”- u shpreh nëna e vajzës.