'E mora me sportivitet', 70-vjeçari i shëruar me COVID nga Kruja: Isha i qetë, e kam në gen jetëgjatësinë

27 Prill 2020, 18:06

Optimizmi dhe humori është arma me të cilin luftoi me koronavirusin 70 vjecari nga Kruja dhe fitoi betejën. Besimi tek jetëgjatësia e genit familjar dhe qetësia me të cilin e priti këtë betejë bëri që angazhimi maksimal nga bluzat e bardha të mos shkonte dëm. Tashmë gëzon shëndet të plotë dhe më të njëjtin humor si më parë Islam Dani përcjell apeli e fortë pas shërimit. Në një lidhje skype për 'Repolitix', ai thotë se kishte afro një muaj e gjysëm që rezultoi pozitiv, por ditët e tij më të vështira ishin kur i duhej kur mjekët i bënë frymëmarrje të detyruar. Edhe pse optimizmi i tij ishte i lartë, puna e mjekëve për të ishte një nga momentet më të rëndësishme. Me besimin e gjeni jetëgjatë në familje, pasi i ati është ndarë nga jeta në moshën 103-vjecare mesazhi i 70-vjecarit të shëruar i mbush të gjithë me shpresën për t' ja dalë.’’Kam drejtë ti falenderoj mjekët e infermierët e spitalit. I shkonte djersa nën rroba, të palodhur, personel i vecantë për mua. Akoma i kam në vesh zërat e tyre. Vuajtjet i kanë hequr si ne.Vetëm nga zëri i njihja.Unë kam pas babën që ka vdekur 103-vjec por mendjen e kishte arkivë e shtetit. Të mendojnë me pozitivitet dhe me humor. Po e ke frikë turret. Nëse nuk e ke frikë largohet. Uroj për të gjithë sa më lehtë, mos u trembni, po e morët qetë do kalojë'', përfundon këtë intervistë më buzë në gaz 70-vjeçari i shëruar.