E moshuara fiton betejën me COVID dhe falenderon mjekët tek 'Shefqet Ndroqi': Mos lini njëri që tu përbaltë krenarinë tuaj! Staf i mrekullueshëm

6 Mars 2021, 15:49

#reportTV #lajmeshqip #lajme 'Jam shumë e lumtur me shërbimin tuaj!' Kjo është dëshmia e Marie Nikaj pas trajtimit në spitalin 'Shefqet Ndroqi' ku ishte e shtruar pasi ishte infektuar me COVID. Në një nga videot Maria shfaqet kur është e sëmurë rëndë, ndërkohë që falenderon mjekët për humanizimin, dhe u kërkon që mos të lejojnë askënd që të përbaltë punën e tyre. 'Ma të përkryerit, le procedurën si mjekë, por edhe si humanizëm, si familjarë nuk gjej fjalët e duhura me thënë se çfarë meritojnë. Jeni super të mirë, mos leni kan me u përbalt krenarinë tuaj, se jeni të përkryer. Ju rujt Zoti ju bekoftë Zoti.'- thotë Maria. E moshuara ka arritur që ta mposhtë COVID dhe shprehet mirënjohëse për shërbimin që kanë bërë mjekët e spitalit. 'Besim në Zot. Bash besim të plotë, shyqyr që erdha në duar tuaj, ju begoftë zoti ju nderoftë zoti! Qofshi të lumtur. Jam shumë e kënaqur me shërbimin që keni bërë dhe dëgjofsha vetëm mirë për ju. Staf i mrekullueshëm!'- tha e moshuara.