Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa nga të lënduarit nga tërmeti që janë të shtruar në spitalin e Traumës. Gjatë vizitës kreu i qeverisë u njoh edhe me gjendjen e një të moshuare. "Të hap derën rrëshkita, jam prej Mokre mor kryeministër. Isha në Tiranë në Selitë te vëllai për vizitë. Vetëm të mos mbetem sakate" tha ajo. Ndërsa Rama iu përgjigj me një batutë për të shtensionuar situatën. "Të kanë marrë mësysh por syri i keq do të plasë dhe ti do të ngrihesh në këmbë".
E moshuara: Mos mbetem sakate! Rama: Të kanë marrë mësysh, do të ngrihesh në këmbë
No videos found.