E moshuara në Dropull rrëfen momentin e vjedhjes: Më mbyllën gojën e vetëm më kërkonin lekët

21 Dhjetor 2019, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2019-12-21 16:54:41

 moshuara Jorgjica Ruçi e moshës 80 vjeç ka rënë pre e një vjedhje nga persona të maskuar gjatë natës. Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur, ndërsa ka thënë se autorët i kishin mbyllur brenda dhe më pas kishin marrë paratë.

"Isha te krevati. I thash edhe një komshije për të fjetur bashkë. Na hodhën rrobat mbi kokë. Ca kërkoni u thash more. Duam para me thane. Ku i ke parat me thonin. Unë bërtisja e qaja. I hodhën të tëra. Më futi në dhomë, më tërhoqi zvarrë. Na mbyllën brenda me atë komshien tjetrën. Njerëz me pistoleta, me elektrik. Ku i ke parat more thonin? Më kapën gojën por nuk më goditën." tha e moshuar