Njëra prej telefonuesve më besnike të emisionit “Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv është edhe një ndjekëse nga Burreli, e cila ndan shpeshherë mendime të vlefshme mbi temat që ne zgjedhim. Për ata që nuk e mbajnë mend, bëhet fjalë për një të moshuar që habiti kryeministrin Edi Rama në fushatën e 2017 në Dibër aq shumë sa në fund i tha se po ta kishte ditur do e kishte bërë deputete. I pyetur nga moderatori i emisionit Besard Jacaj nëse do e kishte pranuar një post të tillë, ajo u përgjigj menjëherë “PO” duke thënë se do e kishte bërë Burrelin lule.
E moshuara që Rama do e bënte deputete: Do ta kisha bërë Burrelin lule
No videos found.