E ndalur me ligj, por sërfisti në Sarande nuk i reziston detit

2 Maj 2020, 13:53

Saranda e cila është shpallur zonë e gjelbër sot është penalizuar nga koha jo e mirë. Shirat dhe kohë me re nuk ka favorizuar daljen e qytetarëve nga shtëpi, por gjithsesi nuk kanë munguar rastet kur ka ndodhur e kundërta.

Ky është edhe rasti i një sërfisti i cili mbi të tjera ka sfiduar edhe të ftohtin, duke ushtruar sportin e tij të preferuar në det. Gjithsesi kjo është e ndaluar me ligj, pasi të futesh në det nuk është aktivitet i lejuar këto kohë koronavirusi.