Suela dhe Eduardi janë dy nga 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët po shërbejnë në Breshia në luftën kundër koronavirusit. Ata sot kanë marrë mirënjohjen e një pacienti italian i cili është shëruar nga ky virus që deri më tani ka marrë jetën e mbi 108 mijë personave në botë.