E nxjerrin nga shtëpia, i riu në Vlorë: Apeli ka rikthyer çështjen për gjykim, por përmbarimi 'zbarkoi' këtu me 100 policisë si të isha kriminel

25 Shtator 2020, 19:41

VLORË- Një konflikt për çështje pronësie mes dy familjeve në qytetin e Vlorës ka përfunduar deri në ndërhyrjen e policisë. Një konflikt i cili i ka fillesat 2 vite më parë, e që ka të bëjë me pronësinë e një shtëpie dhe një dyqani pranë tregut të madh të qytetit.

Familja e Sokol Muharremit prej 50 vitesh jeton në këtë banesë, por ligji për kthimin e banesave tek pronarët e vjetër duket se ka bërë që një tjetër familje, konkretisht ajo e Rezar Hatibit nga Kruja  të pretendojë pronësinë. Pas 2 vitesh në çështje gjyqësore, ku shkalla e pari ia dha të drejtën familjes Hatibi, Apeli hodhi poshtë këtë vendim, duke kërkuar rikthimin e çështjes  në shkallë të parë. E megjithatë, edhe pse tashmë vendimi i mbetet sërish shkallës së parë, e ende nuk kanë filluar seancat, familja Hatibi me përfaqësues ligjor një përmbarues privat, ka shkuar sot në familjen Muharremi së bashku me policinë për t'i kërkuar këtij lirimin e banesës.