'E paaftë', Ademi për deklaratat e Lleshajt: Gjuhë e njerëzve të papërgjegjshëm

15 Prill 2020, 21:44

"E paaftë, lëri llafet, hiq lakrat nga rrugët, pazari në Shkodër si në Kandahar" janë fjalët me të cilat ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu drejtua kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, para disa ditës kur ministri vizitoi qytetin Vverior. Ademi iu përgjigj sonte publikisht deklaratës së ministrit gjatë një interviste me gazetarin Besard Jacaj në Report Tv. Ademi tha se refuzon të flasë me gjuhën e njerëzve të papërgjegjshëm.