E pabesueshme, arrestimet dhe frika e kapjes nuk e ndalojnë 69 vjeçaren amerikane të udhëtojë pa biletë dhe pasaportë

19 Mars 2021, 15:52

Të udhëtosh pa bileta pa viza dhe pasaportë është ëndrra e secilit prej nesh, e pamundur për t’u arritur  për shumicën por jo për Marilyn Hartman.   69-vjeçaren amerikane e quajtur ndryshe “Fantazma e fluturimeve”,  ka arritur të fluturojë nëpër botë pa pasaportë, biletë ose leje bordi. Por për 69 vjeçaren  rreziku më I madh është kapja nga policia dhe në fakt nuk janë të pakta rastet kur ajo është gjendur pas hekurave.

Aftësia e saj për të lëvizur vetëm si fantazmë duke kaluar tek siguria, personeli i check-in dhe stjuardesat pa tërhequr vëmendjen e tyre është çelësi i suksesit të saj. Ajo thotë se gjithmonë ecën me udhëtarët e tjerë dhe gjen një vend. Nëse ndalet, ajo është jashtëzakonisht e sjellshme dhe luan plotësisht rolin e të pafajshmes.

Hartman për herë të parë u bë e njohur për publikun pasi u arrestua në gusht 2014 në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelos pasi kishte fluturuar pa biletë , shkelje për të cilën u dënua me kusht. Dymbëdhjetë ditë më vonë, ajo u arrestua në një terminal tjetër për pot ë njëjtën vepër.

Ajo u arrestua sërish në 2015 por kësaj rradhe në Florida. Një tjetër arrestim pasoi në O'Hare në 2016 për shkeljen e masës së sigurisë, e cila e ndalonte atë të vinte këmbë në pronën e aeroportit. Ajo u dënua me gjashtë muaj arrest shtëpie  dhe rehabilitim në një qëndër të shëndetit mendor.

Ajo u arrestua në O'Hare në janar 2018 , pasi kishte arritur të udhëtonte pa biletë dhe pasaort nga Londra në Çikago.

Në tetor 2019, ajo u arrestua sërish, por u la e lirë dhe me një byzlyk elektronik pas fillimit të pandemisë.  Tanimë ajo është vënë sërish para drejtësisë duke rrtezikuar që ëndrat e saj për fluturime të pafundme të marrin fund.