'E pafalshme që fëmijët të mbeten analfabet'! Mes varfërisë dhe mjerimit familja korçare apelon për ndihmë

31 Mars 2020, 17:10

Familja me 9 anëtarë në fshatin Gjonomadh të Korçës jeton mes varfërisë dhe mjerimit. Të gjithë anëtarët jetojnë me pensionin e babait dhe kempin e mbesës së sëmurë, ndërsa mbërritja e Covid 19 në këtë familje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka pllakosur edhe më tej varfërinë. 9 anëtarët e kësaj familje, midis tyre edhe 3 fëmijë të vegjël, apelojnë me ndihmë. I vetmi që punonte në këtë shtëpi ishte djali 27-vjeçar, por që me situatën e koronavirusit ka mbetur pa punë.

"Jeta jonë sidomos pas situatës që u mbyllëm brenda nga koronavirusi është shumë e vështirë, pasi unë jam i vetmi që mund të dalë për punë ku mund të nxjerr diçka për familjen time. Nëna është e sëmurë nga zemra, babai nuk shikon kurse vëllezërit e mi janë analfabetë. Kjo situatë jetesën tonë e ka çuar në minus kemi marrë fund. Dhe për të gatuar duhet t'i bëj unë se nëna s'ka mundësi", tha 27-vjeçari