E pamundur të mbash lotët...fëmija nxiton ta përqafojë, babai infermier i largohet dhe ulet në gjunjë duke qarë

30 Mars 2020, 14:22

Një video e trishtë, ku është e pamundur që të mbash lotët. Koronavirusi ka ndarë për së gjalli, gjyshërit nga nipërit dhe mbesat, çiftet, motrën dhe vëllanë, por ia ka dalë që të futet në mes edhe të marrëdhënies më sublime që ekziston në tokë, midis një fëmije dhe një prindi.

Një infermier në Arabinë Saudite, që po lufton me koronavirusin, nuk ka mundur që të mbërthejë në krah djalin i tij. Me vrap, sapo dëgjon derën, nxiton të hidhet në krahët e babai, por ai detyrohet që të largohet. Askush nuk e kishte menduar, as ai vetë, e për pasojë ka rënë në gjunjë pasi nuk i ka mbajtur dot lotët teksa nuk mund t'i përgjigjej dashurisë së fëmijës.