E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek

9 Janar 2025, 16:52 | Përditesimi: 9 Janar 2025, 16:52

Shoferëve të ambulancave në Durrës u është kërkuar të kthejnë mbrapsh 120 mijë lek (të reja) secili me pretekstin se janë paguar në vlerë më të lartë se sa parashikohet në vendim për periudhën Janar-Qershor 2024. Ata kundershtojnë urdhërin e Drejtorisë së Spitalit Rajonal, Durrës dhe kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë. 

I.M/Shqiptarja.com