E pazakontë në Mat, pula çel zogun me katër këmbë

26 Mars 2020, 14:35

Diçka shumë e çuditshme është raportuar sot nga rrethi i Matit. Një pulë ka çelur një zog që zakonisht duhet të ishte me dy këmbë, por këtë herë ka rezultuar me katër.

Ky fakt ka habitur jashtmase të zotët e shtëpisë në fjalë të cilët kanë dërguar edhe videon. Ata thonë se pula ka bërë tetë zogj, por vetëm njëri është me katër këmbë. Nuk dihet nga ka ardhur ky mutacion.