E pazakontë/ Qytetari zvarritet poshtë makinës për t'i shpëtuar patrullës së policisë

22 Mars 2020, 15:06

Një pamje e pazakontë është regjistruar në një nga rrugët e kryeqytetit, ku një qytetarë i fshihet makinës së policisë, e cila kishte dalë në terren për të monitoruar urdhrin që ndalon qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Nuk dihet ekzaktësisht data kur është filmuar video, por shihet që qytetari mban jelek fosforeshent, me shumë gjasa punëtor. Ai zvarritet në tokë, pas një makine që patrulla e policisë aty pranë të mos e pikasë. Nuk dihen motivet se përse ka bërë këtë veprim qytetarit, i cili mesa duket është në momente pune në ato momente, por duket se as nuk është ndërgjegjësuar që kjo gjë nuk bëhet për policinë apo qeverinë, por për shëndetin e tij dhe të familjarëve.