E përplasi furgoni, i moshuari i gjakosur në mes të rrugës në Kamëz

9 Maj 2020, 11:28

Një i moshuar është aksidentuar paraditen e sotme në Kamëz. I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që u përplas nga një furgon.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku i moshuari është i shtrirë në rrugë i gjakosur. I plagosuri është transportuar në spital.