E plotë/ Si e shkatërroi LSI-në aleanca me Berishën, 30 figurat që e braktisën në 11 vjet

7 Janar 2021, 20:19

Rënia e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga pol i tretë në një parti e braktisur nga 30 figura kryesore dhe që sipas sondazheve të fundit e rrudhur në 3 %, ka lidhje, përpos faktorëve të tjerë, edhe me aleancën me Sali Berishën. Dy ‘eksodet’ kryesore në LSI janë shënuar kur Ilir Meta është bashkuar me Sali Berishën në vitin 2009 dhe për herë të dytë në vitin 2018. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, Ilir Meta mori 85 mijë vota të majta me premtimin se do të rrëzonte Berishën nga pushteti, por pas zgjedhjeve u bashkua me të, me maskën e stabilitetit dhe integrimit, por në të vërtetë për interesa të tjera, siç edhe e tregoi videoja Meta-Prifti dy vjet më vonë.

Aleanca e parë zyrtare e Ilir Metës me Berishën në 2009 prodhoi ‘tërmet’ në LSI. Figurat kryesore themeluese si; Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Sabit Brokaj, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI. "Në qoftë se LSI do të futet në qeveri, ne nuk e ndjejmë më veten brenda saj. Ne bëmë një thirrje të cilën po e lidhin me kongresin e PS. S‘ka asnjë lidhje. Pa Xhufin, pa Sabitin, pa Ndre Legisin, etj., Iliri do ishte atëherë partia me të shoqen", tha në atë kohë Fatos Klosi.

Ndërsa Pëllumb Xhufi tha se “...nuk mund të pranojmë që përpjekjet tona të përbashkëta disavjeçare dhe votat e shqiptarëve, të cilët besuan te ne dhe LSI-ja, të zhbëhen tërësisht, për t’u vënë në shërbim të pushtetit arbitrar, personal të kryeministrit të pavotuar të Gërdecit”. Ndërkaq, Meta u përgjigj përmes Dritan Yllit, duke thënë se largimi i 5 figurave ishte diversion i Edi Ramës. Ndërkaq, gjatë qeverisjes me Berishën, nga LSI u larguan Dritan Prifti, i cili sot nuk jeton më dhe Besjan Pesha, pjesë e forumeve të larta të LSI dhe që ka drejtuar drejtori të rëndësishme.

‘Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, tashmë në opozitë. Bashkimi i dytë Meta-Berisha diktoi edhe aleancën mes PD-LSI, të drejtuar nga të lesuesit e tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Që nga fundi i vitit 2017 dhe deri më sot nga LSI janë larguar katër figura kryesore të saj; Spartak Braho, Lefter Koka, Robert Bitri dhe i fundit Nasip Naços, që të gjithë i janë bashkuar Partisë Socialiste. Ndërkaq, nga LSI janë distancuar edhe dy ish-deputetë të saj, Agron Çela dhe Edmond Haxhinasto. 

    No videos found.