‘E pushuan se ishte miku im’, Korreshi zbulon rastin në Lushnjë: Vendimi për ta rikthyer në punë erdhi pasi kishte vdekur

30 Maj 2022, 15:12

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli për punësimet në administratën publike, ku sipas tij punësohen militante të PS-së. Korreshi solli shembullin e një të afërmit të tij, cili ishte pushuar nga puna vetëm për faktin se ishte mik i tij. Vendimi për ta rikthyer në punë tha Korreshi, erdhi pasi ai kishte ndërruar jetë.

“Administrata publike është kthyer në ndërmarrje ku punësohen militant të PS. Shumicën prej tyre pot a pyesësh nuk e dinë se ku punojnë. I përzënë punonjësit e specializuar. Është rasti në Lushnjë, kishte 23 vite si punonjës në bashki dhe e hoqën. Pasi ankimoi, erdhi vendimi për rikthimin në punë, por si përherë shumë vonë sepse personi kishte vdekur. I erdhi vendimi për rikthim në punë por pasi kishte vdekur. Dhe përse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Mos hajdeni në parlament kur nuk e dini realitetin. Hajdeni dhe shikoni sesi po ndryshohen vendet nëpër administratë. Shqiptarët po vuajnë, administrate është për të ardhur keq”-tha Korreshi.

  •