E reja i del para Bashës: Më mirë të mblidhemi këtu dhe të vdesim nga virusi sesa nga kryeministri

30 Mars 2021, 12:53

Gjatë takimeve që kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar me qytetarët në Fier, një e re i ka dalë përpara duke i thënë se do ndryshimin.

“Jam një ish socialiste e demoralizuar.  Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë  e rrugës, do të na shtypë e të na vrasi. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai ”, tha ajo.

"Do punoj për të gjithë dhe për socialistët", iu përgjigj Basha.

Basha u bëri thirrje simpatizantëve që të ruajnë distancën e të respektojnë rregullat anti COVID, ndonëse ata ishin në grumbull.

“Jeni ruajtur nga COVID, vazhdoni të ruheni, vëre maskën”, i tha Basha një zonje.