E reja nga Izmiri rrëfen për Report Tv momentet e para pas tërmetit: I vetmi tingull që dëgjonim ishin sirenat e ambulancave! Kemi frikë nga një rikthim

31 Tetor 2020, 18:24

TIRANË- "Ka shumë pasgoditje. Pas çdo goditje të re ne frikësohemi sepse nuk mund ta harrojmë ende forcën dhe frikën që shkaktoi tek të gjithë ne tërmeti I djeshëm"... Shprehet kështu Nazli Akis e reja nga Izmiri teksa rrëfen frikën dhe dhimbjen me të cilën po përballen qytetarët turk pas tërmetit që goditi mesditën e së premtes qytetin bregdetar.