E reja u rrëmbye në 2010, 5 vite më pas lihet në spital nga të panjohur, por humbet sërish (Historia)

19 Shtator 2019, 22:50

Elisa Dallo u rrëmbye kur ishte 18-vjeçe, vajza më e madhe në familjen Dallo, nga Vlora. Historia e rrëqethëse e një nëne me dy vajza, që përgjatë gjithë jetës është dhunuar nga bashkëshorti. Vite ankthi dhe terrori që i shoqi ka ushtruar edhe mbi vajzat që kur ata ishin ende të vogla. Të dërrmuar nga një jetë me probleme të rënda sociale, Floresha dhe vajza e saj Paola janë në kërkim të Elisa Dallos, sot 27 vjece, për të cilën nuk kanë më asnjë informacion.

Atë ditë të vitit 2010, kur Elisa doli me të ëmën për të ikur tek një kushërirë e saj, që jetonte në lagjen Cole në Vlorë, e motra Paola ishte në shkollë. E ëma i tha bashkëshortit Gëzimin se do të largohej me vajzën dhe do të kthehej shumë shpejt. E zgjoi Elisën nga gjumi dhe atë ditë të kobshme ata u nisën sëbashku, nënë e bij. Qëndruan atje për afro një orë dhe në të kthyer nga banesa e kushërirës, nëna dallon një makinë të bardhë të dyshimtë, që u drejtua para tyre.

Një person i panjohur, zgjat me rrëmbim duart dhe tërheq zvarrë 18-vjecaren. Aty shuhet gjithcka për nënën, ajo humbet ndjenjat dhe kur zgjohet nuk e sheh më vajzën. Menjëherë denoncon në polici humbjen e së bijës, ndërsa askush nuk e morri përsipër rastin. E motra Paola njofton menjëherë të atin, ndërsa ky i fundit nuk bën as lëvizjen më të vogël.Nuk dihet se cfare ndodhi atë ditë më Elisën, më vonë u mësua se ajo kishte patur një lidhje dashurie për afro një vit me një djalë. E motra Paola e pyet këtë djalë nëse kishte gisht në rrëmbimin e Elisës, por ai e kishte mohuar këtë gjë.

Në kërkim të 18-vjecares, vite më pas u mësua nga një i afërm i familjes, i cili ishte punonjës policie, se Elisa ishte rrëmbyer nga një person, i cili njihej në qytet si pjesëtar i bandës së Ë Caushin, në vitin 1997.  Personi me inicialet D.M ishte një nga të dyshuarit kryesor të rrëmbimit. Problemet në familje vijuan. Babai akuzonte nënën se ishte ajo që e coi në duart e tij. Akuzat vijuan edhe për tezen e vajzave. Dyshime të cila nuk u verifikuan dot. Deri kur një person u paraqit ne derën e shtëpisë së tyre me pretendimin se ishte daja i të dyshuarit për rrëmbimin. Ai i njofton të shkonin ta merrnin në spital.

Elisa u shfaq pas afro 5 vitesh në gjendje të rëndë shëndetësore. Nënë e bij drejtohen në spitalin rajonal të Vlorës, ishte viti 2015 ku gjejnë të mbuluar në gjak Elisën,  thuajse të shpërfytyruar.  Mohuar nga i ati ky i fundit i jep urdhër të shoqes ta linte vajzën atje dhe të mos kthehej më në spital për ta marrë.

Nga terrori dhe frika e kërcënimeve Floresha e lë vajzën në spital, por sot nuk di të thotë se cfarë kishte ndodhur me Elisën atë ditë. As sesi përfundoi fati i saj më pas. Të nesërmen ajo gjeti vajzën, dikush kishte ardhur dhe e kishte nxjerrë nga spitali.  Kështu humbi gjurmët për herë të dytë dhe të fundit. Elisa sot ka 4 vite që nuk u shfaq më kurrë. As në qytet nuk u fol më për të. Përvecse gojëdhënat e rrëmbimit asgjë nuk di gjurmë të saj. E motra Paola u përball pak herë me personin e dyshuar me inicialet D.M, ndërsa ky shpesh i pohonte se Elisa është nusja e tij. Po në vitin 2015 Floresha ndahet nga bashkëshorti i saj, dhunuesi me të cilin kishte bashkëjetuar kaq vite.

Pas tentativës për vrasje në sy të vajzës, kjo e fundit denoncon në polici dhunën e babait ndaj nënës.  Divorci ndodh në kushtet e një depresioni të thellë dhe dhunë të vazhdueshme, ndërsa në familje mungonte prej vitesh Elisa. Babai përfundon në burg. Sot nëna e Elisës, Floresha dyshon dhe tek e motra, si dhe tek ky i fundit pasi ishte i vetmi që dinte se ku do shkonin nën e bij, atë ditë që ndodhi rrëmbimi.