VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëso se një grua e ka mbajtur burrin e saj në shtëpi të vdekur prej disa ditësh. Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por ajo fillimisht refuzoi që të hapte derës. Për pasojë, uniformat blu kanë hyrë me forcë.
Nga informacionet paraprake buri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij, e ndërsa gruaja thuhet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Megjithatë këto janë të gjitha informacionet e para, ku pritet të mësohet më shumë në minutat në vijim.
