E rëndë në Korçë, dy persona të armatosur dhunojnë dhe më pas grabisin kambistin 30-vjeçar

5 Dhjetor 2020, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2020-12-05 14:37:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. 2 persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kambistin Anxhel Rrenja, 30 vjeç, i cili ka në pronësi një dyqan exchange, dhe më pas i kanë marrë një sasi të madhe parash. Mësohet se grabitësit kanë qenë të armatosur. 

"Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.